“Nëse Vuçiç hyn në Kosovë, do të arrestohet”/ Paralajmërimi i fortë i ministrit Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur lidhur me paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për vizitë në Kosovë.   Ai

Shtator 20, 2023 - 10:20
 0
“Nëse Vuçiç hyn në Kosovë, do të arrestohet”/ Paralajmërimi i fortë i ministrit Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur lidhur me paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për vizitë në Kosovë.

 

Ai ka paralajmëruar se nëse Vuçiç nuk ka leje për vizitë dhe hyn në Kosovë do të arrestohet.

 

Për me leje, shkon te Kryeministri, për pa leje vjen te unë. Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të. Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar Sveçla në një emision televiziv në Kosovë.

 

Sipas tij, është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit.

 

Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd”, mirëpo, ka deklaruar Sveçla, “unë nuk besoj që Vuçiç është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje”, deklaroi ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.