Nesër nis greva 2 ditore në doganat greke, fluks makinash në Kapshticë

Fluks lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës duke krijuar radhë në tokën neutrale. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të

Prill 1, 2024 - 13:30
 0
Nesër nis greva 2 ditore në doganat greke, fluks makinash në Kapshticë

Fluks lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës duke krijuar radhë në tokën neutrale.

E gjithë kjo ka ardhur për shkak të numrit me të madh të shtetasve shqiptarë drejt vendit fqinj si dhe numrit të reduktuar të sporteleve në hyrje nga pala greke.

Edhe për autoritetet tona ky fluks është i pritshëm ditën e sotme nisur nga fakti se duke filluar nga nesër për 48 orë të gjitha pikat e kalimit kufitar përfshi Kapshticën hyjnë në grevë.

Kjo i ka detyruar shqiptarët të kthehen në vendet e tyre të punës pa nisur greva.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku raportoi me heret se pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës për 48 orët e grevës së paralajmëruar nga sindikata doganore helene, përsa i përket hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Burime të siguruara pranë kësaj pike kufitare bëjnë të ditur se ka patur një komunikim zyrtar mes policisë kufitare greke të pikës së kalimit kufitar të Kristalopigji dhe policisë së Kapshticës.

Pala greke i ka bërë me dije policisë sonë të kufirit se gjatë 48 orëve të grevës së data 2-4 Prill, do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin një orë gjatë 4 orëve, e thënë ndryshe, saktëson burimi, një orë për mjetet e vogla do të ketë hyrje – dalje normale ndërkohë që 3 orë të tjera trau ulet në të dyja anët e kufirit.

Kushtet e tjera të paralajmëruara mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 Prill nuk do të lejon hyrje daljet e automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi.

Nga ana e policisë sonë kufitare ky ndryshim i kushteve të grevës nuk përjashton mundësinë e krijimit të një fluksi dhe radhëve të gjata në kufi.

Policia greke ka bërë me dije se oraret e punës janë (me orën greke)

 02/04/2024

06:00-07:00

10:00-11:00

14:00-15:00

18:00-19:00

22:00-23:00

  03/04/2024

02:00-03:00

06:00-07:00

10:00-11:00

14:00-15:00

18:00-19:00

Nuk dihet nëse një njoftim të tillë ka pasur edhe për pikat e tjera kufitare që e lidhin Shqipërine me Greqinë./vizionplus,tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.