Nesër nis muaji i Ramazanit, Spahiu: Për të gjithë shqiptarët sa më shumë paqe e begati

Besimtarët myslimanë do nisin nesër muajin e Ramazanit, muaji më i shenjtë i kalendarit islam. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu me anë të një videomesazhi uron të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve për muaj me sa më shumë paqe dhe begati. “Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor […]

Mars 10, 2024 - 12:35
 0
Nesër nis muaji i Ramazanit, Spahiu: Për të gjithë shqiptarët sa më shumë paqe e begati

Besimtarët myslimanë do nisin nesër muajin e Ramazanit, muaji më i shenjtë i kalendarit islam.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu me anë të një videomesazhi uron të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve për muaj me sa më shumë paqe dhe begati.

“Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit e përmes kësaj arritjeje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejme. E lusim Zotin të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji dhe të nisim një jetë të re. E lusim Zotin të na bëjë këtë muaj paqe e begati”, tha Spahiu.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.