Nesër nis turi çiklistik, Policia thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto orare!
Ditën e nesërme në orën 12:00 starton turi i 81-të i çiklistëve në Shqipëri, i cili do të zhvillohet në 4 faza. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike. “Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, […]
Ditën e nesërme në orën 12:00 starton turi i 81-të i çiklistëve në Shqipëri, i cili do të zhvillohet në 4 faza. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.
“Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike. Duke qenë se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, për rrjedhojë edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve ne këto gara.
What's Your Reaction?