Netanjahu nuk tërhiqet nga sulmi ndaj Rafahut: Data është përcaktuar, por po negociohet ne Kajro

Benjamin Netanjahu nuk tërhiqet nga plani për të sulmuar Rafahun, qytetin në skajin jugperëndimor të Rripit të Gazës, që konsiderohet edhe bastioni i fundit i Hamasit. Në një video-mesazh, kryeministri izraelit thotë se plani për të shkelur edhe qytetin e fundit ku ende nuk kanë hyrë trupat izraelite është në fuqi dhe kjo do të […]

Prill 9, 2024 - 12:55
 0
Netanjahu nuk tërhiqet nga sulmi ndaj Rafahut: Data është përcaktuar, por po negociohet ne Kajro

Benjamin Netanjahu nuk tërhiqet nga plani për të sulmuar Rafahun, qytetin në skajin jugperëndimor të Rripit të Gazës, që konsiderohet edhe bastioni i fundit i Hamasit. Në një video-mesazh, kryeministri izraelit thotë se plani për të shkelur edhe qytetin e fundit ku ende nuk kanë hyrë trupat izraelite është në fuqi dhe kjo do të ndodhë, ndonëse nuk dha një datë fikse.

Netanjahu tha se Izraeli nuk do të tërhiqet deri kur të lirohen të gjithë pengjet që mbahen ende nga Hamasi që besohet se janë në rreth 130. Kreu i qeverisë izraelite tha se aktualisht po zhvillohet një raund i ri bisedimesh në Kajro për arritjen e një armëpushimi.

Në fundjavë, ushtria izraelite nisi tërheqjen nga jugu i Rripit të Gazës, duke u hapur rrugë banorëve të Kan Junusit të kthehen në tokat e tyre. Është ende i paqartë pse u mor ky vendim, por disa analistë thonë se mund të jetë një përpjekje e qeverisë izraelite për të nxitur largimin e 1.5 milionë të palestinezëve në Rafah, të cilët kanë braktisur shtëpitë e tyre në zonat veriore ku luftohet.

Shtetet e Bashkuara dhe aletatët perëndimorë janë kundër sulmit në Rafah, pikërisht për të shmangur viktimat mes numrit të lartë të të strehuarve në Rafah.
/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.