Netanyahu: Do të hyjmë në Rafah, me apo pa marrëveshje për lirimin e pengjeve

Izraeli do të nisë një operacion kundër Hamasit në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, pavarësisht nëse arrihet një marrëveshje për

Prill 30, 2024 - 13:55
 0
Netanyahu: Do të hyjmë në Rafah, me apo pa marrëveshje për lirimin e pengjeve

Izraeli do të nisë një operacion kundër Hamasit në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, pavarësisht nëse arrihet një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Ideja se ne do të ndalojmë luftën përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet tona është jashtë diskutimit”, tha Netanyahu në një takim në zyrën e tij me përfaqësuesit e familjeve të të rrëmbyerve dhe viktimave të sulmeve.

“Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të asgjësojmë batalionet e Hamasit atje – me ose pa marrëveshje – për të arritur fitoren totale”, shtoi kryeministri izraelit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.