Netanyahu i frikësohet Hagës, vriten fëmijë në Gaza, SHBA dënon sulmin, Izraeli akuzon Hamas

Izraeli akuzohet se po sulmon zonat e sigurta për civilët në Gaza. Në bombardimin e fundit në kampin e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara në Khan Younis në jug të enklavës, u vranë 12 palestinezë, mes të cilëve 4 fëmijë. Agjencia e OKB-së për refugjatët njoftoi se 75 persona të tjerë mbetën të plagosur. Pallati […]

Janar 25, 2024 - 12:54
 0
Netanyahu i frikësohet Hagës, vriten fëmijë në Gaza, SHBA dënon sulmin, Izraeli akuzon Hamas

Izraeli akuzohet se po sulmon zonat e sigurta për civilët në Gaza. Në bombardimin e fundit në kampin e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara në Khan Younis në jug të enklavës, u vranë 12 palestinezë, mes të cilëve 4 fëmijë. Agjencia e OKB-së për refugjatët njoftoi se 75 persona të tjerë mbetën të plagosur. Pallati i qelqtë e dënoi sulmin izraelit duke e konsideruar “mospërfillje të hapur të rregullave bazë të luftës”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar ashpër sulmin kundër qendrës së OKB-së për të zhvendosurit nga Gaza.

“Më keni dëgjuar ta them më parë. E keni dëgjuar sekretarin ta thotë këtë më parë. Por civilët duhet të mbrohen dhe natyra e mbrojtur e objekteve të OKB-së duhet të respektohet. Dhe punëtorët humanitarë duhet të mbrohen në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë t’u ofrojnë civilëve ndihmën humanitare për të shpëtuar jetën që u nevojitet”, tha Vedant Patel, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Izraeli hodhi poshtë akuzat se incidenti erdhi si shkak i një sulmi ajror apo bombardimi artilerie nga ushtria e tij. Tel Avivi njofton se po shqyrton mundësinë që tragjedia të jetë shkaktuar nga një sulm i Hamas. Khan Younis në jug të Gazës është kthyer në një kurth për civilët e zhvendosur nga veriu, pasi aty po zhvillohet beteja e radhës mes izraelit dhe Hamas.

Kryeministri Benjamin Netanjahu ka thirrur një mbledhje urgjente për t’u përgatitur për vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, lidhur me akuzën e Afrikës së Jugut kundër Izraelit për gjenocid në Gaza. Këtë e raportoi Radio Ushtarake, sipas së cilës, në takim do të diskutohen skenarët e mundshëm nëse Gjykata do të pranonte kërkesën për të urdhëruar Izraelin të ndalonte luftën. Konflikti deri më tani ka sjellë vdekjen e mbi 27 500 palestinezëve dhe zhvendosjen e 1.7 milionë njerëzve në Gaza.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.