Netanyahu: Kjo është koha për luftë, Hamasin do e dërgojmë në koshin e historisë

Armëpushimi nuk është në ‘tryezë’ për Izraelin. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e bëri të qartë të hënën se Izraeli nuk do të binte

Tetor 30, 2023 - 19:50
 0
Netanyahu: Kjo është koha për luftë, Hamasin do e dërgojmë në koshin e historisë

Armëpushimi nuk është në ‘tryezë’ për Izraelin. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e bëri të qartë të hënën se Izraeli nuk do të binte dakord për një armëpushim, duke tërhequr paralele me pozicionin e Shteteve të Bashkuara pas Pearl Harbor në 1941 dhe sulmet e 11 shtatorit në 2001.

 

“Dua të bëj të qartë qëndrimin e Izraelit në lidhje me armëpushimin. Ashtu si Shtetet e Bashkuara nuk do të pranonin një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbor, apo pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit”, tha ai. 

 

Sipas tij, thirrjet për armëpushim nuk do të merren parasysh nga Izraeli.

 

“Thirrjet për një armëpushim ose thirrjet që Izraeli t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terroristëve, t’i dorëzohet barbarizmit, kjo nuk do të ndodhë,” shtoi ai. 

 

Netanyahu përdori një shprehje nga Bibla, ku thuhet se ka një kohë për paqe duke pretenduar të kundërtën.

 

“Kjo është një kohë për luftë”. 

 

Kur u pyet nëse ai e ka konsideruar dorëheqjen, Netanyahu tha se e vetmja gjë që do të jepte dorëheqjen është Hamasi.

 

“Ne do t’i dorëzojmë në koshin e plehrave të historisë. Ky është qëllimi im. Kjo është përgjegjësia ime”, tha ai duke iu referuar Hamasin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.