Netanyahu mesazh Hezbollahut: Izraeli po përgatitet për veprime të forta në veri

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi sot pjesën veriore të vendit, në kufirin me Libanin jugor dhe tha se Izraeli është përgatitur për veprime të forta

Qeshor 5, 2024 - 13:00
 0
Netanyahu mesazh Hezbollahut: Izraeli po përgatitet për veprime të forta në veri

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi sot pjesën veriore të vendit, në kufirin me Libanin jugor dhe tha se Izraeli është përgatitur për veprime të forta në veri.

Qytetet izraelite pranë kufirit, shumë prej të cilave janë evakuuar, shpesh janë në shënjestër të raketave dhe dronëve të gjuajtur nga luftëtarët e grupit libanez Hezbollah.

Raketat që ranë shkaktuan zjarre masive këtë javë në Izraelin verior.

“Kushdo që mendon se mund të na dëmtojë dhe se do të rrimë duarkryq, bën një gabim të madh. Jemi të përgatitur për aksion shumë të fuqishëm në veri. Në një mënyrë apo tjetër ne do të rivendosim sigurinë në veri”, tha Netanyahu.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr gjatë tetë muajve të fundit, duke rritur frikën për një konflikt edhe më të gjerë midis rivalëve të armatosur rëndë.

Armiqësitë midis Izraelit dhe Hezbollahut janë më të këqijat që nga lufta mes tyre në vitin 2006. Dhjetëra mijëra njerëz në të dy anët e kufirit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.