Netanyahu nuk tërhiqet: Hamasi ka vetëm dy zgjidhje, të dorëzohet ose shkatërrohet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka ashpërsuar retorikën e tij nga Hamasit, në një kohë që ‘presioni’ për përfundimin e luftën sa vjen e

Dhjetor 21, 2023 - 18:59
 0
Netanyahu nuk tërhiqet: Hamasi ka vetëm dy zgjidhje, të dorëzohet ose shkatërrohet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka ashpërsuar retorikën e tij nga Hamasit, në një kohë që ‘presioni’ për përfundimin e luftën sa vjen e rritet. Netanyahu deklaroi se lufta në Gaza nuk do të ndalet derisa Izraeli të arrijë të gjitha qëllimet e tij. Ai iu drejtua anëtarëve të Hamasit duke thënë se kanë vetëm dy alternativa, të dorëzohen ose të vdesin.

“Zgjedhja që i propozoj Hamasit është shumë e thjeshtë: Dorëzohu ose vdis. Ata nuk kanë dhe nuk do të kenë asnjë zgjedhje tjetër. Dhe pasi të eliminojmë Hamasin, unë do të përdor të gjithë fuqinë time për të siguruar që Gaza të mos kërcënojë më kurrë Izraelin, as Hamastan dhe as Fatahstan”, tha ai.

Hamastan dhe Fatahstan i referohen dy grupeve palestineze: Hamasit, grupi palestinez që drejton Gazën që nga viti 2007 dhe partisë politike Fatah, e cila është partia në pushtet e Bregut Perëndimor dhe një rival i ashpër i Hamasit.

Plani i Izraelit për atë që do të ndodhë me enklavën dhe 2 milionë banorët e saj pas përfundimit të luftës mbetet i panjohur./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.