Netanyahu nuk tërhiqet: Lufta në Gaza nuk përfundon derisa të arrijmë të gjitha objektivat

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk tërhiqet nga retorika e tij përsa i përket çështjes së luftës në Gaza, ndonëse gjendet përballë ‘presionit’ ndërkombëtar dhe jo

Janar 30, 2024 - 16:45
 0
Netanyahu nuk tërhiqet: Lufta në Gaza nuk përfundon derisa të arrijmë të gjitha objektivat

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk tërhiqet nga retorika e tij përsa i përket çështjes së luftës në Gaza, ndonëse gjendet përballë ‘presionit’ ndërkombëtar dhe jo vetëm.

Ai nënvizoi sërish se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza, derisa të arrijë çdo objektiv të paracaktuar.

Netanyahu, duke folur në televizionin izraelit, tha se Izraeli nuk do të tërheqë forcat e tij nga Rripi i Gazës apo se nuk do të lirojë mijëra palestinezë të mbajtur në burgjet e sigurisë së lartë në Izrael, duke hedhur poshtë raportimet e mediave për një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi me Hamasin.

“Ne nuk do ta përfundojmë këtë luftë nëse nuk arrihen të gjitha qëllimet e saj. Kjo nënkupton eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve dhe sigurimin që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”, theksoi ai.

Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i organizatës militante palestineze Xhihadi Islamik, Ziad al-Nakhla , tha se organizata nuk do të angazhohet në asnjë marrëveshje që përfshin pengjet izraelite pa siguruar një armëpushim gjithëpërfshirës dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.