Netanyahu: OKB duhet të pështyjë Hamasin, të shtypet dhe trajtohet ashtu si ISIS
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, falenderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen për Izraelin në një kohë të vështirë për vendin. Në një konferencëtë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, falenderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen për Izraelin në një kohë të vështirë për vendin. Në një konferencëtë përbashkët shtypi me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken, në Tel Aviv ai kërkoi që aktet terroriste ndaj Izraelit të marrin përgjigje.
Vizita e Blinken, sipas Netanyahu, ishte një shembull tjetër i prekshëm i mbështetjes së qartë të Amerikës për Izraelin.
“Hamasi është ISIS, dhe ashtu siç u shkatërrua ISIS-i, po ashtu edhe Hamasi do të shtypet dhe Hamasi duhet të trajtohet pikërisht ashtu siç u trajtua ISIS-i”, tha Netanyahu. “Ata duhet të pështyhen nga bashkësia e kombeve. Asnjë lider nuk duhet të takohet me ta, asnjë vend nuk duhet t’i strehojë ata. Dhe ata që e bëjnë këtë duhet të sanksionohen”, tha udhëheqësi izraelit.
Ndërkohë, Blinken deklaroi se Izraeli ka mbështetjen e plotë të SHBA.
What's Your Reaction?