Netanyahu publikon video mes ushtarëve: Asgjë nuk do të na ndalojë, ne do të fitojmë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku ndodhet në mesin e disa ushtarëve. Ai shprehet se asgjë nuk

Nëntor 2, 2023 - 17:05
 0
Netanyahu publikon video mes ushtarëve: Asgjë nuk do të na ndalojë, ne do të fitojmë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku ndodhet në mesin e disa ushtarëve. Ai shprehet se asgjë nuk do mundet t’i ndalojë për të fituar betejën.

 

Gjithashtu, Netanyahu vlerësoi arritjet e ushtrisë së tij, duke deklaruar se deri më tani kanë shënuar suksese mbresëlënëse.

 

“Sot me luftëtarët tanë në terren. Kemi suksese shumë mbresëlënëse, tashmë jemi në shumicën e periferive të qytetit të Gazës. Ne po bëjmë përparim. Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do të vazhdojmë. Ne do të shkojmë përpara dhe do të fitojmë dhe do ta bëjmë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë. Unë ju besoj, ju besoj. I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush. Deri në fitore”, ka shkruar Benjamin Netanyahu.

Më herët, Benjamin Netanyahu shprehu nga njëra anë sigurinë se Izraeli do ta fitojë luftën në Gaza dhe nga ana tjetër trishtimin e tij për humbjet në rritje në nivel ushtarak.

Sipas Netanyahut, lufta do të jetë e gjatë, por ai u zotua se do të jetë fitimtare.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.