Netanyahu shfaq probleme shëndetësore, do i nënshtrohet operacionit me anestezi të plotë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shfaqur probleme shëndetësore dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Përmes një deklarate nga ana e qeverisë bëhet

Mars 31, 2024 - 17:00
 0
Netanyahu shfaq probleme shëndetësore, do i nënshtrohet operacionit me anestezi të plotë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shfaqur probleme shëndetësore dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Përmes një deklarate nga ana e qeverisë bëhet e ditur se Netanyahu do t’i nënshtrohet një anestezie të plotë, pasi u diagnostikua me një hernie.

Mbrëmë, gjatë një ekzaminimi rutinë, kryeministri Benjamin Netanyahu zbuloi se kishte një hernie. Në konsultim me mjekët e tij, u vendos që pas përfundimit të punës sot kryeministri do të shtrohej në spital për një operacion hernie”, thuhet në deklaratën të qeverisë. Në deklaratë thuhet gjithashtu se operacioni do të kryhet nën anestezi të plotë.

Zëvendëskryeministri izraelit dhe ministri i drejtësisë, Yariv Levin, do të jetë kryeministër gjatë kohës së operacionit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.