Netanyahu sulmohet nga familjet e pengjeve, me pankarta kërkojnë lirimin e tyre

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u sulmua nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi teksa ai mbajti një fjalim ditën e djeshme mbi krizën në vend, raporton Sky News. Të afërmit që mbanin pankarta dhe kërkonin kthimin e të dashurve të tyre u mblodhën jashtë bazës Kirya në Tel Aviv teksa lideri izraelit fliste. Ndërkohë kujtojmë […]

Dhjetor 26, 2023 - 11:04
 0
Netanyahu sulmohet nga familjet e pengjeve, me pankarta kërkojnë lirimin e tyre

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u sulmua nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi teksa ai mbajti një fjalim ditën e djeshme mbi krizën në vend, raporton Sky News.

Të afërmit që mbanin pankarta dhe kërkonin kthimin e të dashurve të tyre u mblodhën jashtë bazës Kirya në Tel Aviv teksa lideri izraelit fliste.

Ndërkohë kujtojmë se pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për një ndalesë, Izraeli ka thënë se është i vendosur të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit pas sulmit të 7 tetorit.

Ditën e djeshme gjatë fjalës së tij udhëheqësi izraelit u zotua të vazhdojë luftën kundër militantëve të Hamasit dhe u tha ligjvënësve nga partia e tij Likud se lufta ishte larg përfundimit.

“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijimDo të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit.” u shpreh kryeministri, Netanyahu.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.