Netanyahu takohet me Blinken: Nuk pranoj asnjë marrëveshje që përfshin përfundimin e luftës

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u takua sot në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Në takim Blinken theksoi se duhet shmangur

Maj 1, 2024 - 17:00
 0
Netanyahu takohet me Blinken: Nuk  pranoj asnjë marrëveshje që përfshin përfundimin e luftës

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u takua sot në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në takim Blinken theksoi se duhet shmangur zgjatja e konfliktit, ndërsa përsëriti “qëndrimin e qartë të SHBA-së në lidhje me Rafha”, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Deri më sot, administrata Biden shpreh kundërshtim ndaj operacionit tokësor izraelit në Rafah, për sa kohë që nuk paraqitet një plan për të mbrojtur civilët në qytet.

Departamenti amerikan tha gjithashtu se Blinken foli për përmirësimin e fluksit të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës që kur Netanyahu foli me Presidentin Joe Biden në fillim të këtij muaji.

Nga ana e tij, Netanyahu i tha sekeretarit amerikan se nuk do të pranojë një marrëveshje që do të përfshinte përfundimin e luftës.

Gjatë takimit të tyre që zgjati rreth 2.5 orë, kryeministri izraelit ia bëri të qartë Blinken se nëse Hamasi vazhdon të kërkojë përfundimin e luftës, ushtria do të nisë një sulm në Rafah dhe do të ketë një marrëveshje armëpushimi.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit u takua në Tel Aviv me presidentin izraelit Isaac Herzog, i cili fajësoi Hamasin për dështimin për të arritur një marrëveshje për pengjet. Herzog theksoi se organizata terroriste e Gazës është “e vetmja arsye pse kjo nuk është arritur”.

“Nuk ka më vonesa, as justifikime, koha është tani ”, tha Blinken nga ana e tij.

Sekretari amerikan i Shtetit fajësoi gjithashtu Hamasin për gjendjen e rëndë të civilëve të Gazës: “Ne gjithashtu duhet të fokusohemi te njerëzit në Gaza që po vuajnë në këtë përleshje zjarri të drejtuar nga Hamasi. Ne duhet të fokusohemi në marrjen e ndihmës që u nevojitet: ushqim, ilaçet, uji, strehë”./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.