Neuer i pafat, largohet nga kombëtarja i dëmtuar

Manuel Neuer ka rezultuar i pafat me rikthimin në kombëtare. Portiueri i Bayern është detyruar të largohet nga kampi stërvitor për shkak se

Mars 20, 2024 - 21:45
 0
Neuer i pafat, largohet nga kombëtarja i dëmtuar

Manuel Neuer ka rezultuar i pafat me rikthimin në kombëtare. Portiueri i Bayern është detyruar të largohet nga kampi stërvitor për shkak se ka ndjerë dhimbje muskulore.

Tekniku Julian Nagelsmann ka vendosur ta dërgojë në shtëpi, për të mos rrezikuar ta humbasë për një kohë të gjatë, pasi kampionati europian nuk është edhe aq larg.

Kështu, Neuer do të mungojë në miqësoret me Francën dhe Holandën.Asnjë portier tjetër nuk do të grumbullohet në vend të tij, duke qenë se Oliver Baumann dhe Bernd Leno janë tashmë në listë si alternativa për Ter Stegen.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.