Nevojat politike ndonjëherë rezultojnë të jenë gabime politike

Nga Ben Andoni I gjithë diskursi i opozitës është mbyllur në dy krahët e Partisë Demokratike, asaj Legale, që gëzon përfaqësimin ligjor; dhe ‘Rithemelimit”, që endet në gjyqe për të marrë të drejtën e përfaqësimit mbi vete. Kjo, e fundit, ka marrë pjesën më të madhe të anëtarësisë, Godinën, por ende nuk po arrin të […]

Shtator 1, 2023 - 15:43
 0
Nevojat politike ndonjëherë rezultojnë të jenë gabime politike

Nga Ben Andoni

I gjithë diskursi i opozitës është mbyllur në dy krahët e Partisë Demokratike, asaj Legale, që gëzon përfaqësimin ligjor; dhe ‘Rithemelimit”, që endet në gjyqe për të marrë të drejtën e përfaqësimit mbi vete. Kjo, e fundit, ka marrë pjesën më të madhe të anëtarësisë, Godinën, por ende nuk po arrin të bëj të vetin simbolikën. Në zgjedhje ka treguar, se nën kupolën e Partisë së Lirisë, ka marrë më shumë vota se ‘kundërshtarët’ brenda Kampit Blu. Nuk mund të flitet me saktësi me analizë statistikore sasiore, sepse votojnë me PL-në, por një gjë duket qartë se ata kanë një lloj diference në familje. Riardhja e Bashës, në fakt rishfaqja e tij në krye të Partisë Demokratike Legale dhe aktiviteti, që do të bëjë pas disa orësh do të na përshfaqë konfigurimin e tij statusor. Por, një gjë është shqetësuese dhe kjo lidhet edhe me të gjitha partitë (sidomos dy kryesoret): nuk ndryshon statuti në funksion të konjukturave në parti dhe kundër ‘armiqve’, por ndryshon kur do t’i japësh hov apo konfigurim të ri një lëvizje politike. Është shkruar kaq shumë deri më tani për PD-në, saqë njerëzit jo thjesht ndihen të konfuzuar, por nuk kuptojnë më se a duhet apo nuk duhet të përfaqësohen nga PD-ja?! Njerëzit nuk kuptojnë më pse turma me juristë që ka kjo parti merren vetëm me arnime statuti por nuk mundohen të induktojnë frymë apo të respektojnë statutin. Nevojat e momentit të PD-së po bëhen të lodhshme për të ardhmen e këtij formacioni por më shumë po e tollovisin një grup njerëzish që i ndjekin gati verbazi Berishën dhe të bindur Bashën. “Nevojat politike ndonjëherë rezultojnë të jenë gabime politike”, shprehej në kohën e tij me cinizmin e vet George Bernard Shaw. Kështu, nevoja politike për ta poseduar PD-në po kthehet në një gabim të vazhdueshëm politik për të drejtuar një lëvizje opozitare, ku socialistët e zhytur në korrupsion dhe në një paqartësi drejtimi të vendit, kanë mundësi të drejtojnë të qetë. Kurse fabula me Ramën si përçarës s’është më qesharake, por po bëhet e lodhshme, pasi jo shumë larg në kohë këtë fat mund ta ketë edhe PS-ja. Nevoja për ta mbajtur si aset shfrytëzimi PD-në nga Berisha dhe jo pak pranë tij dhe larg tij, po bëhet më shumë se e lodhshme, e dhimbshme për ata që identifikohen realisht në ADN-në e tyre politike me këtë formacion. (Javanews)

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.