New York Times: Si një llogaritje e gabuar SHBA-Iran mund të shkaktojë një zjarr të madh në Lindjen e Mesme

Frika nga një zjarr i rrezikshëm në Lindjen e Mesme po intensifikohet gjithnjë e më shumë, me situatën që po del jashtë kontrollit

Dhjetor 29, 2023 - 22:42
 0
New York Times: Si një llogaritje e gabuar SHBA-Iran mund të shkaktojë një zjarr të madh në Lindjen e Mesme

Frika nga një zjarr i rrezikshëm në Lindjen e Mesme po intensifikohet gjithnjë e më shumë, me situatën që po del jashtë kontrollit në kufirin Izrael -Liban dhe lëvizjet e ardhshme të Iranit rezultojnë të rëndësishme.

Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet SHBA-Iran po hyjnë në një fazë të re tensioni.

Një llogaritje e gabuar mund të shkaktojë një konflikt të ri, shkruan New York Times.

Milicitë e mbështetura nga Irani kanë nisur më shumë se 70 sulme me raketa dhe drone kundër trupave amerikane në Irak dhe Siri.

Pentagoni, nga ana e tij, u përgjigj me një breshëri sulmesh ajrore, duke vrarë të paktën 15 persona, sipas zyrtarëve amerikanë.

Deri më tani, asnjë nga sulmet hakmarrëse të SHBA nuk është përshkallëzuar.

Pentagoni tha se sulmet ishin zbutur, të paktën përkohësisht, por ushtria amerikane vazhdon të monitorojë nga afër Iranin dhe grupet që ai mbështet, si Hezbollahu në Liban, Houthis në Jemen dhe milicitë në Irak dhe Siri.

Zyrtarët besojnë se Irani po i përdor sulmet për të paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se çfarë mund të ndodhë në rajon nëse Izraeli zgjeron sulmet e tij duke goditur Hezbollahun ose nëse Izraeli synon programin bërthamor të Iranit, siç ka bërë në të kaluarën.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer vazhdimisht bombardime përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin që nga fillimi i luftës.

Dhe që nga ditët e para të konfliktit, Teherani dhe Uashingtoni kanë shkëmbyer mesazhe të shumta duke thënë se asnjëra palë nuk dëshiron të përshkallëzojë luftën, tha në një intervistë Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian.

“Nëse SHBA-ja vazhdon mbështetjen e saj ushtarake, politike dhe ekonomike për Izraelin, atëherë duhet të përballet me pasojat”, theksoi ai.

Megjithatë, disa republikanë në Kongres ankohen se përgjigja ushtarake e SHBA-së ka qenë e pamjaftueshme, duke kërkuar në thelb veprime më agresive.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 2500 trupa në Irak dhe 900 në Siri, kryesisht për të ndihmuar forcat lokale të luftojnë terroristët e mbetur të ISIS.

Më shumë se 60 ushtarë amerikanë në Irak dhe Siri janë plagosur në sulmet e militantëve të mbështetur nga Irani.

Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë shpjegojnë, në të njëjtën kohë, se për fat SHBA-së i është kursyer më e keqja./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.