Neymar e tradhton përsëri, partnerja e tij merr vendimin përfundimtar

Neymar është i pandreqshëm sa i përket lidhjeve, kryesisht me pjesën e besnikërisë ndaj partnereve. Sulmuesi brazilian, i ndalur aktualisht për shkak të një dëmtimi serioz në gju, duket se ka zgjedhur mënyrën e gabuar për të kaluar kohën e lirë. O’Ney e ka tradhtuar përsëri partneren e tij aktuale Bruna Biancardi, e cila ka […]

Nëntor 5, 2023 - 16:45
 0
Neymar e tradhton përsëri, partnerja e tij merr vendimin përfundimtar

Neymar është i pandreqshëm sa i përket lidhjeve, kryesisht me pjesën e besnikërisë ndaj partnereve. Sulmuesi brazilian, i ndalur aktualisht për shkak të një dëmtimi serioz në gju, duket se ka zgjedhur mënyrën e gabuar për të kaluar kohën e lirë.

O’Ney e ka tradhtuar përsëri partneren e tij aktuale Bruna Biancardi, e cila ka vendosur të ndahet. Neymar ka marrë pjesë në një festë të organizuar në vilën e tij në Mangaratiba, afër Rios, dhe këtu duket se është njohur me një vajzë.

Ajo që ka ndodhur më pas mund të imagjinohet, me futbollistin që duket se e ka tradhtuar për të disatën herë Bruna Biancardi-n. Kjo e fundit, pasi ka pasur një vajzë me brazilianin kohët e fundit, ka vendosur t’i japë fund historisë me O’Ney, e lodhur nga tradhtitë e shumta.

Kujtojmë se pikërisht me rastin e lindjes së vajzës së tyre, Neymar i ka kërkuar falje publikisht partneres së tij me shpresën për ta rritur bashkë vajzën e sapoardhur në jetë. Por Neymar duket se nuk ndreqet dot, e paska në gen të tradhtojë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.