Neymar transferohet i dëmtuar, revoltohet trajneri i Al Hilal

Prej disa ditësh Neymar është transferuar tek skuadra e Al Hilal në botën arabe, ndërsa të gjithë janë në pritje të debutimit të tij. Tifozët dhe klubi do të duhet të presin ende, kjo për faktin se braziliani vijon të jetë i dëmtuar, e thënë ndryshe nuk është i gatshëm për të dhënë kontributin e […]

Gusht 20, 2023 - 14:10
 0
Neymar transferohet i dëmtuar, revoltohet trajneri i Al Hilal

Prej disa ditësh Neymar është transferuar tek skuadra e Al Hilal në botën arabe, ndërsa të gjithë janë në pritje të debutimit të tij.

Tifozët dhe klubi do të duhet të presin ende, kjo për faktin se braziliani vijon të jetë i dëmtuar, e thënë ndryshe nuk është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për skuadrën.

Ky fakt e ka revoltuar trajnerin e skuadrës, Jorge Jesus, i cili ka pohuar se lojtari do të kthehet diku në mesin e muajit shtator. Shqetësimi shtohet edhe më tej, kjo për faktin se Neymar është ftuar nga kombëtarja e Brazilit për dy ndeshjet që luhen në 9 dhe 13 shtator, konkretisht me Perunë e Bolivinë. Ftesa që i është bërë brazilianit nuk i pëlqen drejtuesve të Al Hilal, për më tepër kur të gjitha presin debutimin e tij.

“Neymar ka mbërritur i dëmtuar, ka një problem muskulor. Nuk mund të them me saktësi se kur mund të rikthehet në fushë dhe të jetë gati për t’u stërvitur normalisht. Edhe pse e shoh të paumndur që të luaj të paktën deri në mesin e muajit shtator. Nuk duhej të ishte në dispozicion as të kombëtares së Brazilit sepse është në fazën e rikuperimit. Nuk e kuptoj pse trajneri i kombëtares e ka grumbulluar. Ai është i dëmtuar dhe nuk mund të luaj, kjo nuk qëndron”, ka pohuar Jesus.

1 javë më parë u zyrtarizua kalimi i Neymar drejt Al Hilal, ndërsa ka firmosur një kontratë dyvjeçare. Sulmuesi u ble nga PSG për 100 mln euro, ndërsa përfiton një pagë të majme në ligën arabe.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.