Nga argjendaria në Kamzë te banesa në Prush, Policia zbardh grabitjet që tronditën Tiranën, 2 të arrestuar 1 në kërkim
Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi rezultojnë të përfshirë në tre grabtije të
Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi rezultojnë të përfshirë në tre grabtije të ndodhura në Tiranë, në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, tentativën e vjedhjes së një banese në Prush (9 dhjetor 2023), ku autorët sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, e më pas janë larguar.
Të ndaluarit janë gjithashtu autorë të dyshuar të vjedhjes së një argjendarie në Kamëz (28 nëntor 2023), dhe të një vjedhje të mbetur në tentativë, në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.
Kujtojmë se me 28 nëntor disa persona të maskuar hynë në argjendarinë “Marsi” në Kamzë dhe nën kërcënimin e një automatiku morën disa bizhuteri floriri me peshë 500 gram, të cilat kanë qenë në tavolinë për shitje.
Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, krëhra e municion luftarak, një automjet, 8 aparate celulare dhe 3 karta sim, dhe një pajisje GPS.
Të arrestarit janë:
– K. C., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
– K. B., 32 vjeç, banues në Laç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndërsa u shpall në kërkim shtetasi F. T., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit K. C., dhe F. T., më datë 09.12.2023, kanë tentuar të vjedhin në një banesë në fshatin Prush, dhe sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë hapur zjarr ndaj tyre, me armë, dhe janë larguar me një automjet tip “Audi”, në pronësi të shtetasit K. B./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?