Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, çfarë po ndodh me operacionin policor në disa qytete

Policia e shtetit ka nisur sot një operacion në disa qytetet të Shqipërisë me urdhër të SPAK-ut, që ka lëshuar mbi 50 urdhër arreste. Vizion Plus raportoi më herët se aksioni është shtrirë në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Tiranë, Vlorë e Shkodër. Ndërkohë mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani. […]

Maj 17, 2024 - 09:35
 0
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, çfarë po ndodh me operacionin policor në disa qytete

Policia e shtetit ka nisur sot një operacion në disa qytetet të Shqipërisë me urdhër të SPAK-ut, që ka lëshuar mbi 50 urdhër arreste.

Vizion Plus raportoi më herët se aksioni është shtrirë në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Tiranë, Vlorë e Shkodër. Ndërkohë mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.

Gazetari Esido Barkaj bën me dije se janë lëshuar urdhër urreste për Avdylajt, të përfshirë në disa atentate të ndodhura në vitin 2019 e në vazhdim. Vëllezërit Avdyliaj akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra penale.

Gjithashtu urdhër arreste janë lëshuar për Durim dhe Valter Bamin. Vizion Plus mëson se aktualisht po kryhen kontrolle në banesën e Durim dhe Valter Bamit në Nikël. Në Vlorë po bëhen kontrolle në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Gjithashtu kontrollle po bëhen për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Ersli kryesorët e klanit që organizoi vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko.

.Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Kush janë Valter dhe Durim Bami

Kujtojmë se Durim Bami, Valter Bami dhe Marklen Haka u shoqëruan në polici pas atentatit të kryer ndaj Gentian Bejtjas, atentat ku mbeti i vdekur kunati i tij Ramazan Sino dhe dy djemtë e tij të mitur, ngjarje e ndodhur në korrik të viti të kaluar.

Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka dikur kanë qenë miq me njëri-tjetrin por u prishën pas zhdukjes së Enver Stafukës.

Ata njihen si tre të fortët e Niklës, pasi kanë rekorde të theksuara kriminale në të shkuarën.

Durim Bami nga Kruja është një emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi.

Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Valter Bami është vëllai i Durim Bamit edhe ky një emër i njohur i botës së krimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.