Nga “demat” te “bavarezët”, Leipzig ndërpret kontratën me drejtorin sportiv

“Demat” gjermanë të Red Bull Leipzig zyrtarizuan pasditen e kësaj të premteje ndërprerjen e kontratës me drejtorin sportiv, Max Eberl, i cili prej disa muajsh përflitet se do të punojë për “bavarezët” e Bayern Munich Eberl, i cili bëri punë të shkëlqyer për 14 vjet te Borussia Monchengladbach dhe drejtoi politikën sportive të ekipit të [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 21:50
 0
Nga “demat” te “bavarezët”, Leipzig ndërpret kontratën me drejtorin sportiv

“Demat” gjermanë të Red Bull Leipzig zyrtarizuan pasditen e kësaj të premteje ndërprerjen e kontratës me drejtorin sportiv, Max Eberl, i cili prej disa muajsh përflitet se do të punojë për “bavarezët” e Bayern Munich

Eberl, i cili bëri punë të shkëlqyer për 14 vjet te Borussia Monchengladbach dhe drejtoi politikën sportive të ekipit të Leipzig në vitin 2022,  iu hap rruga drejt kampionëve në fuqi me shkarkimet e CEO-s, Oliver Kahn, dhe drejtorit sportiv Salihamidzic në fund të sezonit të kaluar.

Edhe pse bavarezët emëruan në këtë pozicion Christoph Freund, është pak a shumë e qartë se të dy mund të punojnë së bashku. /i.m /abcnews.al 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.