Nga dhuna ndaj të dashurës, te droga në makinë/ Pranga disa personave në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. Konkretisht një 37-vjeçar ra në pranga pasi u kap në makinë me kokainë, ndërsa një 27-vjeçar akuzohet se dhunoi të dashurën. NJOFTIMI I POLICISE Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin M. G., 37 vjeç banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit […]

Gusht 5, 2023 - 15:29
 0
Nga dhuna ndaj të dashurës, te droga në makinë/ Pranga disa personave në Tiranë

Policia Tirane

Nga dhuna ndaj të dashurës, te droga në makinë/ Pranga disa personave në TiranëPolicia e Tiranës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht një 37-vjeçar ra në pranga pasi u kap në makinë me kokainë, ndërsa një 27-vjeçar akuzohet se dhunoi të dashurën.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin M. G., 37 vjeç banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin H. F., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasen E. K., banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– E. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një objekt në administrim prej tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
– G. A., 33 vjeç, H. A., 37 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Tiranë. Dy vëllezërit, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta me shtetasin B. A., dhe gjatë konfliktit i kanë dëmtuar atij automjetin. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat, kanë kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës të IMT-së.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. C., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Arbanë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete, dhe më pas është larguar. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Nga dhuna ndaj të dashurës, te droga në makinë/ Pranga disa personave në Tiranë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin A. H., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasen Z. B., 58 vjeçe, banuese në Krujë pasi në oborrin e banesës së saj ka ndezur zjarr, dhe si pasojë janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Y. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.