Nga ekzekutimi i Brilantit te hasmëria me Ervis Martinajn, kush është Roan Brahimi që u vra në sy të djalit

Grupet kriminale shqiptare duket se po i “lajnë hesapet” mes tyre jashtë territoreve të Shqipërisë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 është ekzekutuar në mes të Athinës Roan Brahimi 32-vjeç dhe ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij Katerina Beqo 37-vjeç, fatmirësisht djali i vogël nuk ka pësuar lëndime. Roan Brahimi njihet në Shqipëri si […]

Maj 10, 2024 - 08:10
 0
Nga ekzekutimi i Brilantit te hasmëria me Ervis Martinajn, kush është Roan Brahimi që u vra në sy të djalit

Grupet kriminale shqiptare duket se po i “lajnë hesapet” mes tyre jashtë territoreve të Shqipërisë.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 është ekzekutuar në mes të Athinës Roan Brahimi 32-vjeç dhe ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij Katerina Beqo 37-vjeç, fatmirësisht djali i vogël nuk ka pësuar lëndime.

Roan Brahimi njihet në Shqipëri si armiku i Ervis Martinajt, për të cilin që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë, një nga pistat e hetimit është ajo e vrasjes.

Ngjarja e Zejmenit në Lezhë

Brahimi gjithashtu është shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Ekzekutimi i sotëm

Roan Brahimi ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe djalin e tij të cilin e kishte marrë nga parku ku po luante për tu kthyer në banesë.

Gjatë kohës që ka qenë në lëvizje një motor me dy persona është afruar me shpejtësi dhe një nga personat e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur 32-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Konflikti me Ervis Martinajn

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, u shpall në kërkim edhe më 17-korrik të vitit 20222 pasi dyshohet për ekzekutimin e Brilant Martinajt (kushëriri i Ervis Martinajt) dhe miqëve të tij.

Në atë kohë Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahjas.  Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi.  I cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.