Nga grupi i Martinajt, te banda e Durrësit, SPAK zbardh ngjarjet e bujshme kriminale!

Policia, FNSH dhe RENEA kanë nisur aksion në disa qytete të vendit që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Siç raportohet, janë zbardhur ngjarje të vjetra kriminale që kanë tronditur mbarë opinionin publik. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej Gushtit të 2022-it, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një sërë ekzekutimesh të kryera […]

Maj 17, 2024 - 13:20
 0
Nga grupi i Martinajt, te banda e Durrësit, SPAK zbardh ngjarjet e bujshme kriminale!

Policia, FNSH dhe RENEA kanë nisur aksion në disa qytete të vendit që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Siç raportohet, janë zbardhur ngjarje të vjetra kriminale që kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej Gushtit të 2022-it, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një sërë ekzekutimesh të kryera prej grupit të tij.

Paraprakisht mësohet se janë zbardhur:

– Një ekzekutim i një personazhi të rëndësishëm i botës së krimit në fillim të vitit 2021 në qytetin e Shkodrës. Vrasje kjo që dyshohet të jetë kryer nga grupi i Martinajt.

-Një vrasje në Shkodër dhe një tentativë vrasjeje ku u përfol emri i Elion Hatos, i njohur si një nga “ushtarët” e Ervis Martinajt. Është zbardhur po ashtu vrasja në 2021-in në zonën e Astirit e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit.

-Atentati ndaj Can Karriqit, një prej njerëzve më të besuar të Martinajt.

-Zhdukja e disa eksponentëve të krimit

-Atentati ndaj Ylli Brahimit, po ashtu ekzekutimi i Brilant Martinajt.

-Disa atentate dhe në Durrës, ngjarje ku përfshihen Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle, dy personazhe të njohur të bandës së Durrësit.

-Janë zbardhur dhe përplasjet mes grupeve kriminale të Niklës dhe Shijakut. Të përfshirë janë grupi i Avdylajve, ku veçohet emri i Astrit Avdylajt. Urdhërarrest ka dhe për vëllezërit Bami, të përfolur për ngjarje të rënda kriminale.

Urdhërarreste po ashtu për Fatmir Hysenin, vëllezërit Duka dhe ish-deputetin e PS Arben Ndoka.

Masa janë lëshuar edhe në ambientet e brendshme të burgut, konkretisht për vëllain e ish-deputetit Arben Ndoka, Xhevi Ndoka. Ky i fundit është dënuar me 13 vite burg për tjetërsim pronash në zonën e Shëngjinit.

Përpos këtyre, raportohet se janë zbardhur edhe ngjarje të ndodhura së fundmi në kryeqytet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.