Nga indeksimi, tek bonusi dhe paketa e re, çfarë do të përfitojnë këtë vit pensionistët

Nga muaji korrik është njoftuar se do të hyjnë në fuqi rritja e pagave dhe pensioneve. Ministri i Financave Ervin Meta deklaroi gjatë një interviste për Vizion Plus, se këtë vit parashikimet janë që do të ketë një paketë mbështetëse për shtresat në nevojë. “Ne kemi buxhetuar ideksimin, kemi buxhetuar edhe shpërblimin e fundvitit, por […]

Prill 14, 2024 - 21:35
 0
Nga indeksimi, tek bonusi dhe paketa e re, çfarë do të përfitojnë këtë vit pensionistët

Nga muaji korrik është njoftuar se do të hyjnë në fuqi rritja e pagave dhe pensioneve. Ministri i Financave Ervin Meta deklaroi gjatë një interviste për Vizion Plus, se këtë vit parashikimet janë që do të ketë një paketë mbështetëse për shtresat në nevojë.

“Ne kemi buxhetuar ideksimin, kemi buxhetuar edhe shpërblimin e fundvitit, por në varësi edhe të të ardhurave, të cilat deri tani kanë patur një ecuri të mirë, ne po konsiderojmë që deri në fund të vitit të kemi një paketë të re për shtresat në nevojë”, tha ministri për E-ZONE

Masa e indeksimit pritet të përcaktohet, pasi INSTAT të evidentojë se sa është inflacioni vjetor për shportën e pensionistëve. Ndërsa bonusi i fundvitit pritet të jetë në masën 5 mijë lekë.

Prej disa vitesh bonusi i fundvitit është bërë pjesë e ligjit të buxhetit, çka do të thotë është kthyer një detyrim ligjor për tu shpërndarë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.