Nga kapot tek ushtarët, rolet e “muratorëve” shqiptarë në grupet e trafikut të drogës
Katër grupet e trafikut të drogës të goditur të hënën pas një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Firences, jo vetëm janë dominuar nga shtetasit shqiptarë, por edhe drejtuar prej tyre. Hetimi ku janë përdorur përgjimet ambientale e telefonike, por edhe të dhënat e SKY EÇ dhe ENCHROCHAT, i finalizuar me 67 të […]
Katër grupet e trafikut të drogës të goditur të hënën pas një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Firences, jo vetëm janë dominuar nga shtetasit shqiptarë, por edhe drejtuar prej tyre. Hetimi ku janë përdorur përgjimet ambientale e telefonike, por edhe të dhënat e SKY EÇ dhe ENCHROCHAT, i finalizuar me 67 të arrestuar në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar hedh dritë mbi rolin e secilit prej tyre.
Për grupin e parë kriminal, hetuesit italianë cilësojnë Kledjon Muçollarin si organizator, koordinator dhe drejtues të aktivitetit të paligjshëm. Ai dyshohet se kujdesej për gjetjen e kokainës në Holandë dhe hashashit në Spanjë e Shqipëri, duke mbajtur kontakte me furnitorët, marrjen e saj, por edhe rishitjen.
Në territorin italian kontaktet me klientët e kokainës i mbante Ervis Vangjeli. Kristian Ibrahimaj ka pasur rolin e korrierit, ndërsa disa persona të tjerë, mes të cilëve Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani kanë vënë në dispozicion banesat e tyre, apo garazhe për mbajtjen e lëndës narkotike.
/a.r
What's Your Reaction?