Nga ndihma për emigrantët e paligjshëm, te thyerja e arrestit shtëpiak, dy të arrestuar në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar dy persona, për vepra të ndryshme penale. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. T., 54 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi akuzohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Po ashtu pas hekurave ra dhe shtetasi me inicialet G. M., 57 vjeç. NJOFTIMI I POLICISE ✅️Lushnjë/Specialistët për Hetimin […]

Dhjetor 10, 2023 - 15:46
 0
Nga ndihma për emigrantët e paligjshëm, te thyerja e arrestit shtëpiak, dy të arrestuar në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar dy persona, për vepra të ndryshme penale. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. T., 54 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi akuzohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Po ashtu pas hekurave ra dhe shtetasi me inicialet G. M., 57 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

✅Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën shtetasin e shpallur në kërkim G. T., 54 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnjë, pasi është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

✅Divjakë/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 57-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 57 vjeç, banues në Sulzotaj, Divjakë, pasi kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.