“Nga një hajdut i qetë, plagosi çiftin në Allias”, gazetarja trondit me deklaratën: Ka filluar të vjedhë që në moshën 9-vjeçare

Gazetarja Aida Topalli ka rrëfyer historinë e një të mitur që vidhte që në moshën 9 vjeçare, pasi urdhërohej nga pjesëtarët e grupit që të vidhte banesat në Shkodër dhe Lezhë. E ftuar në një studio televizive, ajo tregoi edhe historinë e të miturit Markelian Cungu, i cili ishte një emër që njihej në çdo […]

Maj 28, 2024 - 19:35
 0
“Nga një hajdut i qetë, plagosi çiftin në Allias”, gazetarja trondit me deklaratën: Ka filluar të vjedhë që në moshën 9-vjeçare

Gazetarja Aida Topalli ka rrëfyer historinë e një të mitur që vidhte që në moshën 9 vjeçare, pasi urdhërohej nga pjesëtarët e grupit që të vidhte banesat në Shkodër dhe Lezhë.

E ftuar në një studio televizive, ajo tregoi edhe historinë e të miturit Markelian Cungu, i cili ishte një emër që njihej në çdo komisariat policie për vjedhje.

“Në burgun e të miturve në Kavajë tani do jetë 12 vjeç. I mituri është proceduar në gjendje të lirë disa herë dhe tani ndodhet në burg dhe e ka filluar që në moshën 9-vjeçare. Ishte personi që shfrytëzohej më shumë nga pjesa tjetër e grupit për të kryer vjedhje të banesave në Shkodër dhe Lezhës.

Të gjithë e dimë historinë e Markelian Cungut, ku nga një hajdut i qetë nënnëj person që plagosi çiftin në Allias pasi vodhi furrën e bukës. Ai njëherë vodhi një makinë dhe dikush raporton se është një makinë që po ecën vetë. Shkon policia dhe gjen Markelianin në makinë që e kishe ndezur me një tel. Ai vazhdoi të vidhte dhe ri vidhte dhe u procedua disa herë deri sa plagosi çiftin dhe u arrestua”, tha gazetarja./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.