Nga “Sako” te “Sabbati”, snajperët që u përdorën në atentatet mafioze në Shqipëri

Hijet e vitit 1997 e përplasjet mes bandave risollën dhe një herë të njëjtën periudhë në formën më të keqe në Shqipëri. Ekzekutimet e mafioze nuk janë një histori e re për vendin, ndërsa Vlora veçanërisht njihet për të gjitha llojet e tyre. Që nga eliminimet me tritol, zhdukjet e personave që numërohen me dy […]

Janar 9, 2024 - 16:40
 0
Nga “Sako” te “Sabbati”, snajperët që u përdorën në atentatet mafioze në Shqipëri

Hijet e vitit 1997 e përplasjet mes bandave risollën dhe një herë të njëjtën periudhë në formën më të keqe në Shqipëri. Ekzekutimet e mafioze nuk janë një histori e re për vendin, ndërsa Vlora veçanërisht njihet për të gjitha llojet e tyre.

Që nga eliminimet me tritol, zhdukjet e personave që numërohen me dy shifra, ekzekutimet në mes të qytetit e së fundmi snajperi. Rasti më i fundit ku u përdor një armë e tillë ishte ajo e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua në pak sekonda me një plumb në kokë, teksa ishte duke pirë cigare në ballkonin e banesës së tij. Vrasja, ashtu si dhe në të gjitha ngjarjet e tjera kriminale, la pas një automjet të djegur, por asnjë gjurmë të autorëve. Por historia e snajperëve dhe llojeve te tyre në Shqipëri nis që në vitin 2000. Ilir Bardhi ishte një i dënuar për vrasjet me antitank të Denis Ginës e Median Shehut në qershor të vitit 1999.

Historia e djemve të Rrugës së Kavajës dhe përçarjes së tyre numëronte rreth 22 viktima, ndërsa në mars ekzekutohet me anë të një sniperi “Zigzauer” në burgun e sigurisë së lartë 313 në Tiranë Ilir Bardhi. Atentati i rrallë ndodhi vetëm 3 ditë përpara daljes në gjykatë ku do të dëshmonte për vrasjen e ish shokëve të tij. Edhe pse njëri prej bashkëpunëtorëve u arrestua, Alban Dani që dyshohej se ishte qitësi u ekzekutua në plazhin e Durrësit 5 ditë pas vrasjes së Bardhit.

Një tjetër ekzekutim me snajper është edhe ajo e Xhabir Shegës në vitin 2015, pasi kishte kryer mbi 10 vite burg për vrasje, por ishte dhe si i dyshuar në një tjetër ngjarje kriminale ku humbën jetën 5 persona njëkohësisht. Në vitin 2014, Shegës i ishte bërë një tjetër atentat me snajper, por kësaj here ai u qëllua nga Kalaja e Shkodrës. Dy plumba në gjoks i morën jetën Shegës në oborrin e banesës së tij, ndërsa ngjarja mbeti e pazbardhur.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.