Nga Thethi në Dhërmi, prestigjozja e udhëtimeve “Lonely Planet” propozon 9 destinacione të Shqipërisë

Prestigjozja australiane “Lonely Planet” e cila shërben si një guidë turistike online, i ka kushtuar një artikull bukurive të Shqipërisë. Pikërisht për këtë, ka shkruar në Facebook-un e tij kryeministri Edi Rama. Ai thotë se janë promovuar 9 destinacione mes perlave pafund të vendit tonë, në vigjilje të 2024-ës. “Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra […]

Nëntor 29, 2023 - 19:25
 0
Nga Thethi në Dhërmi, prestigjozja e udhëtimeve “Lonely Planet” propozon 9 destinacione të Shqipërisë

Prestigjozja australiane “Lonely Planet” e cila shërben si një guidë turistike online, i ka kushtuar një artikull bukurive të Shqipërisë.

Pikërisht për këtë, ka shkruar në Facebook-un e tij kryeministri Edi Rama. Ai thotë se janë promovuar 9 destinacione mes perlave pafund të vendit tonë, në vigjilje të 2024-ës.

“Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra në Gjirokastër, prestigjozja e udhëtimeve”Lonely Planet” propozon 9 destinacione mes perlave pafund të turizmit shqiptar, një super promovim në vigjilje të 2024-ës  “Ejani me mendje të hapur, me një plan të qartë dhe bëhuni gati për t’u zhytur brenda një kulture të pasur si asnjë tjetër në Evropë”, është ftesa e revistës së njohur për të vizituar Shqipërinë”, shkruan kreu i qeverisë.

Më poshtë disa nga fotot që “Lonely Planet” ka zgjedhur mes shumë vendeve atraktive të vendit:

Ujëvara e Thethit

-Korçë

-Gjirokastra

-Dhërmi

-Porto Palermo

Kujtojmë se ky vit ka qenë mjaft fitimprurës në sektorin e turizmit dhe vëmendja e të huajve ndaj bregdetit apo terrenit malor të vendit ka qenë maksimale. Mbi 9 miliardë turistë  kanë vizituar Shqipërinë këtë vit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.