Nga vrasja e policit në 1998, e deri tek arratisja nga burgjet dhe trafikimi i koka*nës, e shkuara e errët e Dritan Rexhepit

Dritan Rexhepi është një emër i njohur jo vetëm oër drejtësinë shqiptare, por edhe në Europë, ku ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shkurt 16, 2024 - 15:11
 0
Nga vrasja e policit në 1998, e deri tek arratisja nga burgjet dhe trafikimi i koka*nës, e shkuara e errët e Dritan Rexhepit

Dritan Rexhepi është një emër i njohur jo vetëm oër drejtësinë shqiptare, por edhe në Europë, ku ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga 4 shtete.

Dritan Rexhepi, i cili më parë ka pasur emrin Gramoz, njohet edhe si baroni i drogës, që transportonte kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

Ai u arrestua vitin e kaluar në një vilë luksoze në Turqi dhe më pas ka qenë Ministria jonë e Drejtësisë ajo që i ka kërkuar Ankarasë përmes një kërkese zyrtare ekstradimin e tij në Shqipëri.

Fillimi i kriminalitetit të Dritan Rexhepit

Dritan Rexhepi i cili sot kërkohet edhe nga katër shtete të tjera, Italia, Holanda, Belgjika dhe Spanja, e nisi karrierën e tij kriminale me vrasjen e dy policëve dhe vijoi me krime të tjera të rënda në Europë.

Në vitin 1998, Dritan Rexhepi në bashkëpunim me Sokol Halilaj eksekutuan me armë për llogari të Shkëlqim Hakës efektivin e policisë, Durim Kasmi dhe Ramazan Bakiun.

Pas kësaj ngjarje, Rexhepi ishte në kërkim dhe në vitin 2006 u bë i mundur arrestimi i tij në Tiranë, por u arratis nga paraburgimi i Durrësit. Ndërkohë që në vitin 2013, Rexhepi u dënua nga drejtësia shqiptare me 25 vite burgim për vrasjen e policit Durim Kasmi.

Arratisja nga burgu i Italisë

Por Dritan Rexhepi u arrestua edhe në Itali dhe u dënua me 16 vjet e 5 muaj burgim për një krim të rëndë të kryer në Venecia. Ndërkohë njëkohësisht kërkohej edhe nga Belgjika dhe Hollanda për trafik ndërkombëtare droge. Por ai bëri vetëm 3 vite burgim duke u arratisur nga qelia, për t’i ngelur më pas edhe 13 vite të tjera dënimi.

Arratia edhe nga Belgjika e Ekuadori

Arratisja e radhës së vlonjatit ishte edhe nga Belgjika, pasi u ekstradua nga Spanja ku dyshohet se tentoi të vjedhë një bankë. Rexhepi u arratis duke kapërcyer murin rrethues të burgut.

Arrestimi i radhës ishte në Ekuador, ishte trafikimi i 278 kg kokainë. Burgu i dha lirinë e vendosjes së kontakteve të reja e krijimit të Kartelit “BELLO”. Ndërsa në mes të janarit 2022 ai humbi gjurmët nga Ekuadori.

Zbulimi i vrasjes së Jan Prengës

Një nga krimet më të fundit për të cilat akuzohet Dritan Rexhepi është edhe ajo e vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës, për të cilin është dënuar me burgim të përjetshëm vetëm Festim Bexhdili kopshtari i një kompleksi në Shijak.

Ka qenë pikërisht një ngarkesë që vinte nga Guayakil i Ekuadorit dhe mbërriti në Portin Portsmouth në Angli. Kjo lëvizje bëri lidhjen me historinë me të ndjerin Jan Prenga, pasi vëllai i tij Astrit Prenga ka vjedhur një sasi të konsiderueshme droge. Kjo ngjarje u bë shkak për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Por sipas drejtësisë italiane, viti 2016 ka qenë periudha më e artë e Dritan Rexhepit. Në këtë vit, ai trafikoi 2368 kg kokainë ndërsa një vit më vonë, në 2017 3654 kg. Në total, gjatë kësaj kohe u sekuestruan 6022 kg kokainë, vlera e të cilës arrinte në 144 milionë euro.

Avokatja e Dritan Rexhepit, gjatë seancës për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës në GJKKO ngriti pretendimin se klienti i saj pritet të ekstradohet në Shqipëri. Për këtë, Ministria e Drejtësisë Shqiptare i ka kërkuar zyrtarisht Ankarasë sjelljen e Rexhepit në Shqipëri, por pritet të shihet se çfarë do të vendoset ga ministri i Drejtësisë në Turiq, për faktin se Rexhepin e kërkojnë edhe shtete të tjera./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.