Nga zjarrëfikësit e Ulqinit dhe Tivarit, tek policia e ambulancat, të gjitha strukturat në terren pas zjarrit masiv në Shkodër

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar në normalizimin e situatës së krijuar nga zjarri i rënë

Qeshor 14, 2024 - 23:30
 0
Nga zjarrëfikësit e Ulqinit dhe Tivarit, tek policia e ambulancat, të gjitha strukturat në terren pas zjarrit masiv në Shkodër

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar në normalizimin e situatës së krijuar nga zjarri i rënë në Qafë Hardhi në Shkodër.

Më datë 14.06.2024, rreth orës 19:00, në lagjen “Qafë Hardhi” të bashkisë Shkodër ka rënë zjarr  në tregun e rrobave të përdorura. Situata u vështirësua, pasi zjarri u afrua pranë banesave, banorët e të cilave janë evakuar.

Në vendngjarje kanë shkuar Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri i bashkisë Shkodër, Vau-Dejës dhe në ndihmë kanë ardhur nga MZSH e bashkive Vau-Dejës dhe Lezhë, si dhe 30 forca ushtarake me 1 automjet zjarrfikës, të cilët kanë vënë flakët nën kontroll dhe po punohet drejt normalizimit.

Ekipet janë duke punuar për të kontrolluar dhe shuar flakët, si dhe për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve”, njoftuan strukturat e Mbrojtjes Civile.

Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa në terren janë të gjitha strukturat, konkretisht 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari, 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër, 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës dhe 1 helikopter i ushtrisë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.