Ngacmoi 13-vjeçaren, arrestohet 64-vjeçari në Devoll

Një 64-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur. “Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R.,

Maj 23, 2024 - 12:40
 0
Ngacmoi 13-vjeçaren, arrestohet 64-vjeçari në Devoll
Foto ilustruese

Një 64-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes”, njofton policia.

Policia e Devollit ka arrestuar me iniciativë 64 vjecarin Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht me akuzën e ngacmimit seksualit të një minoreje

Sipas policisë 64 vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13 vjeçaren por ka kaluar edhe në kontakt fizik.

Për këtë gjithnjë sipas policisë 13 vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64 vjeçari ka kryer marrdhenie seksuale me minorenen

Gjatë kësaj kohe bëjnë me dije burimet i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13 vjeçaren banuese edhe kjo në fshatin Hoçisht.

Grupi i hetimit në prani të prindërve dhe psikologes ka marrë në pyetje 13 vjeçaren për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje të rëndë

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.