Ngacmoi seksualisht adoleshenten në banesën e saj/ Arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Një 65-vjeçar është arrestuar në Sarandë, me akuzën e ngacmimit seksual.   Policia bën me dije se ka qenë një 16-vjeçare ajo e

Gusht 17, 2023 - 16:32
 0
Ngacmoi seksualisht adoleshenten në banesën e saj/ Arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Një 65-vjeçar është arrestuar në Sarandë, me akuzën e ngacmimit seksual.

 

Policia bën me dije se ka qenë një 16-vjeçare ajo e cila ka bërë denoncimin, se burri kishte hyrë në banesën e saj dhe po tentonte ta ngacmonte seksualisht.

 

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e burrit.

 

Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç.

 

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.