Ngjan me simbolet naziste, sponsori teknik heq nga qarkullimi numrin 44 të kombëtares gjermane

Federata Gjermane dhe sponsori teknik i kombëtares po përballet me një skandal në prag të debutimit në Euro2024. Tifozët kanë pikasur një gabim në numrat e fanellave të futbollistëve, duke ngjarë me simbole të ndaluara në vend. Gjithçka e ideuar prej tyre pas grafikës së numrave të përdorur në duelet miqësore të Marsit, kundër Holandës […]

Prill 2, 2024 - 09:30
 0
Ngjan me simbolet naziste, sponsori teknik heq nga qarkullimi numrin 44 të kombëtares gjermane

Federata Gjermane dhe sponsori teknik i kombëtares po përballet me një skandal në prag të debutimit në Euro2024. Tifozët kanë pikasur një gabim në numrat e fanellave të futbollistëve, duke ngjarë me simbole të ndaluara në vend. Gjithçka e ideuar prej tyre pas grafikës së numrave të përdorur në duelet miqësore të Marsit, kundër Holandës dhe Francës.

Sipas asaj që raporton tabloidi Bild, Adidas ka anuluar shitjen dhe printimin e numrit 44 në dyqanin online, pasi është i ngjashëm me dy “SS”, simboli më i rëndësishëm në periudhën naziste pas Svastikës. Shfaqja, përdorimi dhe shpërndarja e këtij simboli konsiderohet si antikushtues në Gjermani.

Ajo u bë e njohur gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi anëtarët e saj u përfshinë në disa krime lufte, si masakrat ndaj popullatës civile. SS ishte një organizatë paraushtarake e Rajhut të Tretë të Adolf Hitlerit, kishte për detyrë të kryente gjenocidin e industrializuar të popullit hebre në të gjithë Evropën.

Gjithsesi asnjë futbollist nuk do të mund të përdor këtë numër gjatë Kampionatit Europian, pasi skuadra nën urdhërat e Julian Nagelsman do të përdor numrat nga 1 deri në 23. Gjermania gjendet në grup së bashku me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.