Ngjan si thriller/ Media greke ngre dyshime për vrasjen e emigrantit shqiptar

Mediat greke e cilësojnë si një thriller vrasjen e emigrantit shqiptar Aleksandër Zaka që u gjet i qëlluar me plumb në kokë teksa ishte ulur në karrige, mesditën e së shtunës, 12 gusht 2023, në ishullin e Salaminës pranë Athinës. Një ditë pas ngjarjes, mediat lokale publikuan fotografinë e personit me iniciale F.P, nga Lezha, që gjeti të […]

Gusht 13, 2023 - 16:02
 0
Ngjan si thriller/ Media greke ngre dyshime për vrasjen e emigrantit shqiptar

Mediat greke e cilësojnë si një thriller vrasjen e emigrantit shqiptar Aleksandër Zaka që u gjet i qëlluar me plumb në kokë teksa ishte ulur në karrige, mesditën e së shtunës, 12 gusht 2023, në ishullin e Salaminës pranë Athinës.

Një ditë pas ngjarjes, mediat lokale publikuan fotografinë e personit me iniciale F.P, nga Lezha, që gjeti të pa jetë 51-vjeçarin, duke theksuar se vrasja ka ende shumë pyetje pa përgjigje.

Viktima i cili ishte nga Lushnja, nuk kishte shkelur në Shqipëri përgjatë 15 viteve të fundit.

“Revista e Athinës” shkruan se Zaka nuk kishte asnjë precedent kriminal të regjistruar në Shqipëri apo Greqi. Ai është qëlluar me armë në kokë në banesën e tij nga një person që u largua menjëherë nga vendi i krimit.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.