Ngjarja e rëndë/ 20-vjeçari i vë flakën babait të tij, Policia: Ngjarja ndodhi pasi…!

Gjatë ditës së djeshme policia e SB Ropotovë në Maqedoninë e Veriut, ka arrestuar një 20-vjeçar nga një fshat i Prilepit, për shkak se ka sulmuar fizikisht babain e tij 51-vjeçar. Sipas policisë, ata kanë pasur edhe një debat familjar më datë 11.08.2023, pas së cilës i riu, me lëndë djegëse i ka vënë flakën […]

Gusht 18, 2023 - 19:24
 0
Ngjarja e rëndë/ 20-vjeçari i vë flakën babait të tij, Policia: Ngjarja ndodhi pasi…!

Gjatë ditës së djeshme policia e SB Ropotovë në Maqedoninë e Veriut, ka arrestuar një 20-vjeçar nga një fshat i Prilepit, për shkak se ka sulmuar fizikisht babain e tij 51-vjeçar.

Sipas policisë, ata kanë pasur edhe një debat familjar më datë 11.08.2023, pas së cilës i riu, me lëndë djegëse i ka vënë flakën babait të tij, më pas e ka fikur menjëherë zjarrin me batanije.

51-vjeçari ka pësuar djegie, e cila është konstatuar nga Spitali i Përgjithshëm në Prilep.

I riu është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij, do të bëhet kallëzim përkatës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.