Ngjarja e rëndë: Debatuan me njëri-tjetrin, vajza godet me thikë të atin pas mosmarrëveshjeve. Arrestohet e reja

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në Shtime në Kosovë, ku një vajzë raportohet se ka goditur me thikë babain e saj, pas një mosmarrëveshje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 të ditës së djeshme, ndërsa Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”. Zëdhënësi i […]

Maj 7, 2024 - 18:55
 0
Ngjarja e rëndë: Debatuan me njëri-tjetrin, vajza godet me thikë të atin pas mosmarrëveshjeve. Arrestohet e reja

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në Shtime në Kosovë, ku një vajzë raportohet se ka goditur me thikë babain e saj, pas një mosmarrëveshje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 të ditës së djeshme, ndërsa Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për Telegraf, se pas një mosmarrëveshje dy persona kanë marrë lëndime te lehta trupore, ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me mjet të mpreht, thikë, nga vajza e tij.

“Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq në raportin 24 orësh policia kishte njoftuar se është arrestuar e reja, pasi është konstatuar se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.