Ngjarja e rëndë/ Degradon sherri në familje, vret vëllanë me çifte dhe më pas arratiset i mbuluar me gjak

Këtë të mërkurë një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Kalambakës në Greqi pasi dy vëllezër rreth të 60-ave janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sipas mediave greke njëri prej vëllezërve ka goditur tjetrin me armë zjarri tip çifte në këmbë dhe më pas është arratisur nga vendngjarja. Raportohet se konflikti ka ndodhur pas një debati […]

Gusht 9, 2023 - 18:40
 0
Ngjarja e rëndë/ Degradon sherri në familje, vret vëllanë me çifte dhe më pas arratiset i mbuluar me gjak

Këtë të mërkurë një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Kalambakës në Greqi pasi dy vëllezër rreth të 60-ave janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas mediave greke njëri prej vëllezërve ka goditur tjetrin me armë zjarri tip çifte në këmbë dhe më pas është arratisur nga vendngjarja.

Raportohet se konflikti ka ndodhur pas një debati mes të dyve, ndërsa kalimtarët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit.

Sipas dëshmitarëve okularë autori është larguar me vrap drejt një zone kodrinore, gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar në gjak, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.