Ngjarja e rëndë: Prifti i pret kokën gruas së tij në sy të vajzës 8-vjeçare, më pas nisi të lutej

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Rusi, ku një prift ka vrarë brutalisht gruan e tij në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare. Sipas Daily Mail, 40-vjeçari Mikhail Zubarev vrau dhe më pas i preu kokën gruas së tij 44-vjeçare Victoria Zubareva në sy të vajzës së tyre. Mediat ruse raportojnë, në fakt, se […]

Nëntor 2, 2023 - 16:40
 0
Ngjarja e rëndë: Prifti i pret kokën gruas së tij në sy të vajzës 8-vjeçare, më pas nisi të lutej

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Rusi, ku një prift ka vrarë brutalisht gruan e tij në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare.

Sipas Daily Mail, 40-vjeçari Mikhail Zubarev vrau dhe më pas i preu kokën gruas së tij 44-vjeçare Victoria Zubareva në sy të vajzës së tyre. Mediat ruse raportojnë, në fakt, se koka e gruas është gjetur në frigoriferin e familjes.

Si vogëlushja ashtu edhe vëllai i saj 17-vjeçar ndodhen në spital duke marrë mbështetje psikologjike pas vdekjes brutale të nënës së tyre.

Sipas informacioneve, anëtarët e famullisë së priftit 40-vjeçar ishin ankuar për “sjelljen e çuditshme” të tij dhe për këtë arsye ai ishte lënë pushim nga Kisha Ortodokse Ruse në javët e kaluara.

Burimet policore thanë se Zubarev fillimisht e goditi gruan e tij me thikë në qafë, më pas ia preu kokën dhe në fund, i mbuluar me gjak, “filloi të lutej” duke i kërkuar të bijës të bënte të njëjtën gjë. Vajza ka qenë ajo që ka telefonuar vëllain e saj duke i kërkuar ndihmë.

Zubarev kishte mbaruar një shkollë teologjike në vitin 2010 dhe punonte si kapelan në burgje./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.