Ngjarja e trishtë: Ndahet nga jeta mjeku ortoped Krios Beqaraj. Ishte në një moshë shumë të re

Krios Beqaraj, mjeku specializant Ortoped është ndarë këtë të enjte nga jeta në një moshë shumë të re. Lajmi është konfirmuar nga Spitali i Traumës, i cili në reagim shpreh ngushëllime për familjarët, ndërsa nuk bën të ditur shkakun e vdekjes së mjekut. “Spitali Universitar i Traumës i shpreh ngushëllime familjes së Krios Beqaraj mjekut […]

Prill 25, 2024 - 20:20
 0
Ngjarja e trishtë: Ndahet nga jeta mjeku ortoped Krios Beqaraj. Ishte në një moshë shumë të re

Krios Beqaraj, mjeku specializant Ortoped është ndarë këtë të enjte nga jeta në një moshë shumë të re.

Lajmi është konfirmuar nga Spitali i Traumës, i cili në reagim shpreh ngushëllime për familjarët, ndërsa nuk bën të ditur shkakun e vdekjes së mjekut.

“Spitali Universitar i Traumës i shpreh ngushëllime familjes së Krios Beqaraj mjekut specializant Ortoped, në Shërbimin e Ortopedisë klinika e parë, për ndarjen nga jeta në moshë të re, pas përpjekjesh dhe dëshirës për të jetuar dhe ushtruar  profesionin e tij, të cilit ditën e sotme ju dha lamtumira për në banesën e fundit. Ngushëllime familjes”,-shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.