Ngjarja misterioze në Janinë, viktima la letër lamtumire, pistat e hetimit të policisë

Detaje të reja dalin lidhur më ngjarjen misterioze në Janinë, ku autoritetet  gjetën sot një trup të pajetë në pyll të mbështjellë me

Mars 22, 2024 - 15:10
 0
Ngjarja misterioze në Janinë, viktima la letër lamtumire, pistat e hetimit të policisë

Detaje të reja dalin lidhur më ngjarjen misterioze në Janinë, ku autoritetet  gjetën sot një trup të pajetë në pyll të mbështjellë me qese mbeturinash.

Siç raportojnë mediat greke, polcia ka hedhur poshte skenarin për ngjarje kriminale. Sipas përditësimeve të fundit nga hetimet dyshohet se personi në fjalë të ketë vrarë veten me armë zjarri.

Këto përfundime vijnë, pasi hetuesit gjetën në xhepin e rrobave të viktimës një letër lamtumire, ku shpjegonte me detaje aktin ekstrem të verëvrasjes.

Informacionet bëjnë me dije se 50-vjeçari i cili banonte shumë pranë vendit ku u gjet i vdekur, vuante nga probleme të shëndetit mendor . Dy vite më parë, në fakt, ai kishte tentuar sërish t’i jepte fund jetës.

Sa i përket mënyrës sesi i ka dhënë fund jetës së tij, po konsiderohet skenari që ka vendosur qeset e  mbeturinave në këmbë dhe kokë dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.