Ngjarja tragjike, 16-vjeçari masakron me thikë babain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 16 vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij 71 vjeçar. Adoleshenti ka rrëfyer se është kthyer në shtëpinë ku jetonte me të atin rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa më herët kishte shkuar në qendër të Athinës me vëllain, sipas mediave greke. I […]

Dhjetor 23, 2023 - 15:53
 0
Ngjarja tragjike, 16-vjeçari masakron me thikë babain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 16 vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij 71 vjeçar.

Adoleshenti ka rrëfyer se është kthyer në shtëpinë ku jetonte me të atin rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa më herët kishte shkuar në qendër të Athinës me vëllain, sipas mediave greke.

I akuzuari ka qenë duke pritur në hyrje të derës kryesore të shtëpisë me dy thika në duar dhe në momentin kur babai i tij është kthyer në banesë, e ka goditur disa herë në bark, gjoks, qafë dhe fytyrë.

71-vjeçari ka tentuar të arratiset, duke zbritur shkallët e banesës, derisa ka përfunduar në oborrin e katit përdhes, ku edhe është gjetur trupi i tij i pajetë.

Menjëherë pas krimit, 16-vjeçari ka kontaktuar në telefon me një shok të tij, si dhe nënën dhe vëllain e tij, duke i njoftuar për aktin që kishte kryer.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar se 71 vjeçari kishte plagë të shumta në kraharor, bark, syrin dhe veshin e majtë.

Sipas hetuesve grekë, besohet se shkak për vrasjen makabre është bërë abuzimi kronik që 71 vjeçari ka ushtruar ndaj nënës dhe vëllai të tij 19 vjeç./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.