“Ngjarja u inskenua nga i shoqi”, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë: Vrasja e Liridona Murselit nuk do mbetet pa ndëshkuar

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu konfirmoi zyrtarisht arrestimin e bashkëshortit të Liridona Murselit, si autor i dyshuar i inskenimit të kësaj

Dhjetor 1, 2023 - 18:58
 0
“Ngjarja u inskenua nga i shoqi”, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë: Vrasja e Liridona Murselit nuk do mbetet pa ndëshkuar

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu konfirmoi zyrtarisht arrestimin e bashkëshortit të Liridona Murselit, si autor i dyshuar i inskenimit të kësaj ngjarjeje. Haxhiu pohon se në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa nënvizon se bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli tentoi t’i shpëtonte drejtësisë duke deklaruar se vrasja ishte pasojë e një grabitjeje me armë.

 

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, shkruan ajo.

 

Ministrja e Drejtësisë thekson se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, si dhe shton se autoritetet po hetojnë ende lidhur me detajet e vrasjes së 33-vjeçares.

 

“Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, përfundon ajo.

 

Autori i ngjarjes dhe Naim Murseli rezultojnë të jenë nga i nëjti fshat e të kenë lidhje familjare me njëri tjetrin.

 

Arrestimi i Naim Murselit, ish-këshilltar i ish presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli vjen vetëm disa orë pas ceremonisë mortore të bashkëshortes së tij.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.