Ngjarje e rëndë në Durrës/ Vajzën e hedhin nga kati i dytë i hotelit, dyshimet e policisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Durrësit rreth orës 13:30, ku dyshohet që një vajzë e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajzën me shtetësi të huaj, e ka hedhur një mashkull, me të cilin ishin në objektin që shërben si hotel pranë Prefekturës. […]

Mars 5, 2024 - 15:50
 0
Ngjarje e rëndë në Durrës/ Vajzën e hedhin nga kati i dytë i hotelit, dyshimet e policisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Durrësit rreth orës 13:30, ku dyshohet që një vajzë e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajzën me shtetësi të huaj, e ka hedhur një mashkull, me të cilin ishin në objektin që shërben si hotel pranë Prefekturës. Fatmirësisht vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.