Ngjarje e rëndë në Tiranë, vret vëllain e më pas veten

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku janë shënuar 2 të vrarë. Mësohet se vëllai ka vrarë vëllain e tij, e më pas është vetëvrarë. Raportohet se viktimat janë Lulëzim Cami 69 vjeç dhe Vehap Cami 63 vjeç. Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, rezulton se Vehap Cami qëlloi me pistoletë Lulëzim […]

Janar 4, 2024 - 09:06
 0
Ngjarje e rëndë në Tiranë, vret vëllain e më pas veten

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku janë shënuar 2 të vrarë.

Mësohet se vëllai ka vrarë vëllain e tij, e më pas është vetëvrarë. Raportohet se viktimat janë Lulëzim Cami 69 vjeç dhe Vehap Cami 63 vjeç.

Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, rezulton se Vehap Cami qëlloi me pistoletë Lulëzim Camin. Më pas armën e ktheu nga vetja. Për pasojë humbën jetën që të dy.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Lulëzim Camit në zonën e Freskut në rrugën “Xhon Belushi” rreth orës 07:40.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË TIRANËS:

Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.