Ngjarje makabre/ Babai vret gruan dhe 4 fëmijët, zbardhen detajet tronditëse

Dyshohet se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor Një 33-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij në Francë. Trupat e tyre u gjetën të hënën në mbrëmje në një apartament në qytetin Meaux, 40 km në verilindje të Parisit. Nëna dhe dy vajzat  janë goditur me thikë aq shumë sa ka qenë  e […]

Dhjetor 26, 2023 - 19:07
 0
Ngjarje makabre/ Babai vret gruan dhe 4 fëmijët, zbardhen detajet tronditëse

Dyshohet se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor

Një 33-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij në Francë.

Trupat e tyre u gjetën të hënën në mbrëmje në një apartament në qytetin Meaux, 40 km në verilindje të Parisit. Nëna dhe dy vajzat  janë goditur me thikë aq shumë sa ka qenë  e pamundur të përcaktohej nga autoritetet se sa goditje kishin marrë.

Dy djemtë më të vegjël të familjes dyshohet se janë mbytur. Policia arrestoi babanë e fëmijëve, 33 vjeç, mbrëmjen e së hënës. Prokuroria ka hapur një hetim për ngjarjen e rëndë.Fqinjët u thanë hetuesve se kishin dëgjuar britma gjatë orëve të para të ditës së Krishtlindjes. Alarmi u ngrit më vonë gjatë ditës pasi ata nuk arritën të merrnin asnjë përgjigje nga familja.

Autori ka patur probleme me shëndetin mendor. Në vitin 2019, ai sulmoi gruan e tij me thikë, por e ndjera nuk kishte ngritur akuza dhe çështja u pushua në atë kohë.Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dokumente që tregojnë se autori ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik në vitin 2017./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.